Milan pret Veronën, Allegri: Leao nuk është grumbullimi, lojtarët part-time nuk është gjë e mirë
Fiorentina po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit. Humbja e fundit ndaj Parmës në “Tardini” e ka zhytur edhe më thellë ekipin pranë fundit të renditjes, duke rritur presionin dhe duke sjellë një bllokim mediatik nga klubi. Pas kësaj disfate, te Viola mbizotëron heshtja, por në prapaskenë po përgatitet një ndryshim i madh.
Me hapjen e afërt të merkatos dimërore dhe me mbërritjen e pritshme të Fabio Paraticit, Fiorentina synon një revolucion të vërtetë për të siguruar mbijetesën në Serie A. Ish-drejtori sportiv i Juventusit pritet të mbyllë së shpejti bashkëpunimin me Tottenhamin, për t’iu bashkuar projektit të klubit nga Firence. Detyra e tij, megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë.
Një nga vendimet e para dhe më delikate lidhet me stolin e skuadrës. Humbja ndaj Parmës ka vënë seriozisht në dyshim pozicionin e Vanolit dhe drejtuesit po shqyrtojnë një tjetër ndryshim në pankinë. Pas dështimeve të mëparshme me Piolin dhe ish-trajnerin e Torinos, klubi është në kërkim të profilit të duhur për të ringritur moralin e skuadrës.
Emri i Davide Ballardinit, i parë disa javë më parë në stadium gjatë ndeshjes kundër Veronës, ka ndezur spekulime, por për momentin gara duket e kufizuar mes Beppe Iachinit dhe Daniele Galloppës. Iachini, ish-lojtar i Fiorentinës, ka përvojë të madhe në luftën për mbijetesë dhe njeh mirë ambientin. Nga ana tjetër, Galloppa po bën mirë me skuadrën Primavera dhe do të sillte freski dhe energji të reja në një ekip të dëshpëruar.
Koha është e kufizuar dhe situata në renditje është alarmante. Nevojitet një ndryshim i menjëhershëm, diçka që e dëshirojnë edhe vetë lojtarët, për të shmangur një sezon të mbushur me zhgënjime dhe justifikime pas çdo ndeshjeje. Për këtë arsye, ardhja e Paraticit pritet me shumë shpresë, pasi drejtori sportiv ka tashmë një plan të qartë veprimi.
Boga, objektivi numër një
Në krye të listës së merkatos është Jeremie Boga. Ish-sulmuesi i Sassuolos dhe Atalantës po kalon një moment të vështirë te Nice, pas përplasjeve me tifozët, dhe një rikthim në Serie A shihet si një zgjidhje e favorshme për të gjitha palët.
Fiorentina po shqyrton edhe mundësinë e një shkëmbimi me klubin francez. Amir Richardson ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Firence dhe Nice është destinacioni i tij i preferuar. “Do të preferoja të largohesha në janar. Nice është qartësisht përparësia ime”, ka deklaruar mesfushori.
Ditët në vijim priten vendimtare për të ardhmen e Fiorentinës, mes zgjedhjes së trajnerit të ri, lëvizjeve në merkato dhe nisjes së një epoke të re me Fabio Paraticin në krye të projektit sportiv.
Top Channel