Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet në Kosovë, pasi votimi i shkurtit nuk solli një shumicë të qartë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka arritur të realizojë një intervistë me kandidatin e partisë së PDK-së, Bedri Hamza.

Ai e ka pyetur nëse beson se zgjedhjet e nesërme do t’i japin fund krizës politike në Kosovë.

“Jam i bindur që po, është e domosdoshme. Kosova ka nevojë për institucione, duhet të largojë këtë vakum institucional dhe këtë mungesë të stabilitetit politik, në dobi të Kosovës dhe në dobi të qytetarëve”, u shpreh kandidati i partisë së PDK-së, Bedri Hamza.

I pyetur nga gazetari se si do të dalë nesër PDK-ja, ai është shprehur optimist për rezultatin e ditës së nesërme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB