Video/ Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat në Elbasan

27/12/2025 21:19

Sali Berisha ka festuar mbrëmjen e fundvitit në Elbasan, në shoqërinë e militantëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.

Në pamjet e videos, Berisha shfaqet mes mbështetësve të tij në një atmosferë festive, me muzikë, përshëndetje dhe mesazhe drejtuar bazës demokrate.

Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur kreu i PD-së ka thirrur protesta kundër qeverisë, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa në publik Berisha apelon për mobilizim dhe përshkallëzim të aksionit opozitar, pamjet nga Elbasani tregojnë një festë fundviti me tone celebrimi.

Kliko për të parë videon!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB