Me afrimin e sesionit dimëror, siç ndodh shpesh, te Interi kthehen dilemat për të ardhmen e Davide Frattesi.

Rikthimi i mesfushorit në nivelet e mëparshme me ardhjen e Cristian Chivut në pankinë nuk ndodhi me futbollistin po gjen gjithnjë e më pak hapësira në skuadër, jo vetëm për shkak të problemeve fizike që kushtëzuan përgatitjet e tij gjatë muajve të verës dhe në janar mund të largohet edhe për të financuar merkatin e klubit zikakltër.

Luciano Spalletti e kërkon te Juventus që mund të përdorë kartën Muharemovic, por edhe Napoli dhe Roma kanë shfaqur interesin e tyre.Por pista më e nxehtë dhe sigurisht më e preferuar nga Interi që nuk do përforcimin e skuadrave rivale, është ajo që të çon në Turqi, ku Fenerbahçe është në kërkim të një mesfushori dhe tashmë i ka gati 40 milionë euro për Frattesin.

Klubi nga Stambolli, që është në vendin e dytë në klasifikim me 3 pikë më pak se Galatasaray, është i hapur ndaj formulës me huazim që është e preferuara e Interit, sepse do t’i jepte mundësinë klubit milanez të arkëtojë të ardhura që të mund t’i përdorë për të sjellë në Milano objektivin kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes, që është Marco Palestra për të cilin Atalanta kërkon rreth 40 milionë euro. Ndërsa për të zëvendësuar Frattesin, ideja e Interit është të kthejë Aleksansar Stankovic, që aktualisht është dhënë me huazim te Brugge.

Fenerbahçe kërkon të blejë, Inter kërkon të shesë dhe futbollisti kërkon të luajë vazhdimisht, por kjo nuk do të thotë se ky operacion është fakt i kryer. Kjo sepse vetë mesfushori italian nuk është aspak i bindur për destinacionin e tij dhe do të donte të qëndronte në Itali për të luajtur më mirë kartat e tij për një grumbullim të mundshëm në kombëtaren e Të Kaltërve për Botërorin. Kështu që Spalletti dhe Juventus vazhdojnë të ruajnë interesimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB