Viti i Ri në Komunizëm/ ‘Festë e thjeshtë, por me zemrën plot’, Eljan Tanini rrëfen: Çdo familje e Krishterë i festonte Krishtlindjet në fshehtësi

26/12/2025 08:54

Viti i Ri në komunizëm nuk ishte festë me drita të shumta, tavolina të mbushura apo dhurata të shtrenjta.

Ishte i thjeshtë, por i ndjerë. Njerëzit prisnin pak, por ishin bashkë. Një portokall, një copë çokollatë, ndonjë lodër e vogël për fëmijët dhe një televizor që ndizej atë natë. Shtëpitë mbusheshin me aromë gatimesh të rralla, jo nga bollëku, por nga kujdesi. Gratë gatuanin me orë të tëra, ndërsa burrat rrinin pranë radios, duke pritur urimin zyrtar që vinte gjithmonë njësoj. Fëmijët vishnin rrobat më të mira që kishin dhe gëzimi i tyre nuk lidhej me atë çfarë merrnin, por me atë që ndanin.

I ftuar në TOP Story në Top Channel Eljan Tanini, drejtor i AQSHF, tregoi se si festohej Viti i Ri në Komunizëm’. Në disa pamje të rralla të marra nga Arkivi Qendror i Shqipërisë tregohet se si e festonin dikur shqiptarët Vitin e Ri dhe Krishtlindjen.

Çdo familje e Krishterë i festonte Pashkët apo Krishtlindjen fshehurazi. Edhe familja më Komuniste i festonte festat fetare në fshehtësi. Joshja e kohës së shkuar ka qenë më e fortë sesa gëzimi dhe liria e ditëve të sotme. Dhe këtu dalim në atë shprehjen që e kanë dhe latinët, por e kemi edhe ne ‘ishim më mirë kur ishim më keq’, apo sot që jemi më mirë jemi më keq. Kjo është një pyetje që duhet zgjidhur dhe duhet të bëjmë statistikat e mundshme. Në videot e asaj kohë filmimet janë të inkuadruara në momente ku tregohet gëzimi’ komenton Tanini.

‘Ne dhjetë ditshin e fundit të vitit, në Kohën e Komunizmit, të gjithë mbylleshin në poste për të bërë urimet e tyre. Atje shkruhej jemi mirë, bëjini të fala filanit, i thoni që do vijmë pas festave, dërgojini urime edhe komshinjve. Babagjyshi ishte me sajesat e kohës i përcaktuar se kë fëmijë do takonte’, thotë Tanini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB