Nuk ka të ndalur në këtë vit 2025 sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Anis Mehmeti.

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt ka gjetur sërish rrugën e rrjedhës në ndeshjen ndaj West Brom Albion. Ishte minuta e 4-t kur sulmuesi kuqezi zhbllokoi takimin. Mehmeti krijoi një hapësirë nga jashtë zonës dhe lëshon goditje diagonale të pakapshme për portierin mik.

Për 24-vjeçarin kuqezi, ky është goli i 7-të në 23 ndeshje të Championship, ndërsa ka edhe 6 asiste duke e bërë atë në një nga protagonistët e padiskutueshëm për ekipin e tij.

Edhe pse emri i tij është parë shpesh në listën e golashënuesëve, vlen të përmendet se Anis Mehmeti kishte 4 takime që nuk finalizonte. Ndërkohë që këtë ndeshje Bristol City arriti ta fitojë me shifrat 1-2.

Kliko këtu për golin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB