Pas zhgënjimit që përjetoi në Courchevel të Francës, Lara Colturi kthehet këtë fundjavë në pistën e skive në pistën e Semmering të Austrisë.

Skiatorja jonë do të garojë në Slalomin gjigant dhe atë special, dy gara që do të zhvillohen ditën e shtunë dhe të dielë. Ditën e shtunë do të zhvillohet gara e Slalomit gjigant me zbritjen e parë që do të mbahet në orën 10:00, ndërsa zbritja e dytë do të zhvillohet në orën 13:00

Ndërsa ditën e diel, është programuar të zhvillohet Slalomi Special me zbritjen e parë që do të jetë në 14:15, ndërsa zbritja e dytë në orën 17:45. Pas garave të zhvilluara deri tani në këtë edicion të Kupës së Botës, Lara Colturi renditet në vendin e 8 të klasifikimit të përgjithshëm me 302 pikë, por shpresohet që pas garës në Semmering, gjërat të përmirësohen për 19 vjecaren.

Kujtojmë se në këtë sezon deri tani, Lara Colturi ka dy vende të dyta në Levi të Finlandës dhe Gurgl të Austrisë dhe një vend të tretë të regjistruar në Copper Mount në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB