Kohët e fundit në Spanjë kishin nisur të qarkullonin zërat në lidhje me një ardhje të mundshme të Jurgen Klopp në pankinën e Realit të Madridit për të zëvendësuar trajnerin aktual të Los Blancos, Xabi Alonson.

Por këto zëra janë përgenjeshtruar menjëherë dhe në mënyrë kategorike nga Red Bull.

Ai që e bëri këtë ishte vetë Shefi Ekzekutiv i Red Bull Oliver Mintzsaff në në intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’

‘Jurgen Klopp ndihet si në shtëpi këtu dhe është totalisht i impenjuar-tha drejtuesi i Red Bull që zbuloi edhe një detaj kontraktual që i mbyll çdo portë Realit të Madridit-në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë të zgjidhjes së saj’

Me fjalë të tjera, Jurgen Klopp nuk do të shkojë në Madrid dhe e ardhmja e tij mbetet e lidhur me projektin e Red Bull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB