Stadiumi ‘Bernabeu’ do t’i garantojë Realit të Madridit rreth 1/3 e të ardhurave të parashikuara për këtë sezon që i afrohen shifrës prej 1.25 miliardë Euro.

Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle ‘AS’ në versionin online të saj, sipas së cilës, falë rikonstruksionit të kohëve të fundit, që ndonëse ishte i kushtueshëm, impianti ka filluar të gjenerojë të ardhura me shifra që shumë klube të tjerë në Evropë i ëndërrojnë.

Sezonin e kaluar, vetëm nga aktivitetet komerciale rreth stadiumiut, Reali i Madridit përfitoi 79 milionë euro, nga të cilat 52 milionë nga guida, 15 milionë nga eventet dhe koncertet dhe mbi 10 milionë euro të tjerë nga restorantet. Vetëm për turin në stadium, për këtë sezon është parashikuar një rritje të ardhurash me 31% për të kapur vlera të paarritshme edhe për një prej zonave më të frekuentuara të Madridit, Muzeu i Prado që në 2023 arkëtoi 27 milionë euro.

Shifra në rritje parashikohen edhe për restorantet dhe eventet ndërkombëtare, ndërkohë që po vijon puna për insonorizimin e stadiumit që do t’i japë mundësinë Santiago Bernabeut të presë sërish koncerte muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB