Periudha e festave të funditit mbart me vete edhe ndjenjat pozitive dhe romanticizmit. Së fundmi, protagonistë të thashethemeve që kanë nisur në Itali dhe SHBA janë Christian Pulisic dhe Sydney Sweeny.

Futbollisti po bën shumë mirë te Milan, por në vendin e tij ai është një yll i vërtetë. Ndërsa aktorja u bë e famshme falë serialit ‘Euphoria’ edhe pse në SHBA nuk e duan aq shumë.

Zërat për një lidhje mes tyre, në fakt nisën në Itali, por që kanë shkuar edhe përtej oqeanit Atlantik. Gjithcka doli në faqen e Instagramit me emrin “DNA Bomber” duke gjeneruar një lumë komentesh, reagimesh dhe memesh në Itali për t’u bërë shumë shpejt viral në të gjitha platformat sociale.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim, por tashmë lajmi po diskutohet. Në Itali, e gjithë kjo po përjetohet me entuziazëm, por në SHBA jo dhe aq edhe për shkak se 27 vjecarja së fundmi ka qenë në qendër të polemikave për një spot, i cili sipas disa personave ngrinte në qiell stereotipin e feministëve. Por jo vetëm kaq, si Pulisic ashtu edhe Sydney Sweeny duket se në të vërtetë janë tashmë në lidhje të tjera.

Futbollisti i Milanit në 2024 kishte nisur një lidhje me golfisten Alexa Melton, fotoja e fundit e tyre së bashku daton në qershor. Ndërsa aktorja, pas mbylljes së historisë me Jonathan Davino, është përforlur për nisjen e një lidhje me sipërmarrësin Scooter Braun në fillim të muajit nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB