Pas vrasjes së mikut të tij, Felipe Caicedo thotë ‘mjaft’; ish futbollisti i Lazios drejt tërheqjes

25/12/2025 22:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Guayaquil në Ekuador. Futbollisti Mario Pineda u vra me armë zjarri bashkë me bashkëshorten e tij në mes të ditës teksa gjendej në rrugë.

Ishte një moment që ndryshoi tërësisht edhe Felipe Caicedo, shok skuadre me Pinedën te Barcelona Sporting Club, por që ka pasur një të kaluar edhe në Serie A teksa është aktivizuar me ekipe të tilla si Lazio, Genoa dhe Inter.

Kjo ngjarje e ka tronditur kaq shumë sulmuesin 37 vjeçar sa ai po mendon tërheqjen  nga futbolli i luajtur

Me shumë mundësi do të tërhiqem-tha Caicedo thuajse i lotuar-nuk kam ndërmend të vazhdoj më. Vdekja e Mario Pinedas më shenjoi thellë dhe nuk dua t’ia di më për futbollin. Nuk do të qëndroj te Barcelona. Jam një person që jeton momentin dhe kur vendosa të vij këtu, e bëra më shumë me zemër se me mendje’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB