Jose Mourinho bëhet sërish protagonist; ‘dënon’ gazetarin në konferencën për shtyp

25/12/2025 20:16

Jose Mourinho është personazhi që nuk lë askënd indiferent në asnjë moment dhe në çdo moment do e vendosë veten në qendër të vëmendjes me gjestet apo me deklaratat e tij.

Këtë radhë, portugezi u bë protagonist  në një episod kurioz me një gazetar që mbulonte lajmet për Benfica me Mourinhon që ‘e dënoi’ atë…duke mos iu përgjigjur pyetjes së tij.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes së 22 dhjetorit ndaj Famalicao të cilën Benfica e fitoi me rezultatin 1-0. Por pavarësisht suksesit, Mourinho ishte i mërzitur në lidhje me një informacion rreth tij që sipas trajnerit ishte i rremë.

‘Mendova se do komentoje lajmin e pavërtete që shkruajte për mua. Duke qenë se unë jam protagonisti i këtij lajmi, e di që është i rremë, unë të dënoj dhe nuk i përgjigjem pyetjes, kushedi ndoshta radhës tjetër’-tha Mourinho me një buzëqeshje të lehtë kur iu drejtua gazetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB