Hap pas hapi, gol pas goli, Cristiano Ronaldo, gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer ka vendosur një sërë rekordesh. Tashmë në moshën 40 vjeçare, ylli portugez i futbollit ka rritur në 955 gola të shënuar dhe i mungojnë 45 gola për të arritur kufirin e 1000 golave, një shifër që askush nuk e ka arritur zyrtarisht.

adyshim që objektivi kryesor i Cristiano Ronaldos për vitin 2026 është fitorja e Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, që do të jetë edicioni i tij i 6 në karrierë, por edhe  arritja e kufirit të 1000 golave të shënuar në karrierë nuk është më pak.

Cristiano Ronaldo i ka shënuar 955 golat e tij në 1293 ndeshje që nga debutimi i tij me Sportingun e Lisbonës në vitin 2002. Ai ka një mesatare prej 0.73 golash për ndeshje në të gjithë karrierën e tij. Cristiano Ronaldo nuk e ka ulur aspak ritmin, përkundrazi, në Arabinë Saudite, ky ritëm i tij vazhdon të jetë i frikshëm me 111 gola të shënuar në 118 ndeshje të luajtura në tokën arabe me një mesatare prej 0.94 golash për ndeshje. Këtë sezon Ronaldo ka 12 gola në 13 ndeshje në futbollin saudit. Nëse sulmuesi 40 vjeçar do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe nëse nuk do të pësojë dëmtime, atëherë ai do të arrijë kuotën e 1000 golave të shënuar në 45 ndeshje. Në vitin 2925, Ronaldo ka zhvilluar 46 ndeshje me klubin dhe kombëtaren portugeze edhe pse ka humbur 10 sfida për shkak të problemeve fizike. 

Padyshim që do të jetë një mision i vështirë, por jo i pamundur për t’u përmbushur. Jo për Cristiano Ronaldon që në 2023 dhe 2024 shënoi mbi 50 gola në vit(respektivisht 54 dhe 51), shifra këto që të kujtojnë versionin më të mirë të portugezit te Reali i Madridit, klub nga i cili u largua në vitin 2018. 

Edhe me përfaqësuesen portugeze, Cristiano Ronaldo ka vendosur rekorde të pathyeshme. Me fanelën e skuadrës luzitane, ai ka arritur në 143 gola, një shifër e frikshme. Rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi, është larg me 115 të tillë. Te Reali i Madridit, Kylian Mbappe barazoi rekordin e Ronaldos për numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik, me 59 të tillë, por është e vështirë të imagjinohet që francezi të arrijë kuotën e 450 golave në total me fanelën e Los Blancos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB