Dëmtimi i Bruno Fernandes, Amorim: E pamundur që të zëvendësohet…
‘Kudo është bukur nëse ndihesh mirë, kudo është shëmtuar nëse ndihesh keq’; ai që e thotë është Mircea Lucescu sepse e di shumë mirë teksa në karrierën e tij si trajner ka fituar 36 trofe në 5 vende të ndryshme dhe më mirë se ai kanë bërë vetëm Pep Guardiola dhe Sir Alex Ferguson.
Tani në moshën 80 vjeçare drejton përfaqësuesen rumune dhe ëndërron të shkojë në Botëror. Por Lucescu jo vetëm që ka fituar në futboll, por edhe ka sjellë risi duke nisur nga vetja e tij. Lucescu tregon gjithçka pa fshehur asgjë në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.
Çfarë futbollisti ka qenë Mircea Lucescu?
‘Sulmues krahu me krosime të shkëlqyera, falë të cilëve Georgescu fitoi Këpucën e Artë. Kam luajtur 10 vjet me Dinamon e Bukureshtit, u bashkova me Kombëtaren rumune në 1970, isha kapiten i Rumanisë në ndeshjen kundër Brazilit të Pelè dhe më ftuan që të luaja me Fluminensen. Më kishin vënë re në një turne me 4 ekipe; Rumaninë, Flamengon, Vasco da Gama dhe Independiente, isha lojtari më i mirë dhe si çmim më dhanë. një autoradio. Pastaj në Bukuresht në 1977 ra tërmeti…’
Çfarë ndodhi?
’Shtëpia ime u shkatërrua, duhej të largohesha. Në Hunedoara më ndihmuan dhe unë ndihmova ata; u bëra futbollist dhe trajner. Nuk isha në një linjë me futbollin e të gjithëve, zhvilloja mentalitetin tim. Gjëja e parë; edukim në të gjitha nivelet, më pas disiplina jo e imponuar por e bazuar te respekti dhe dijet; i çoja lojtarët në muze, teatër, fabrika, duhet të kuptonin botën. Në fund viinin taktika dhe metodat e ndryshme të punës. Luaja në mënyrë supesulmuese; zotërim topi, krijim i hapësirave, presing, faulla taktikë nëse është e nevojshme, ajo që po bëhet sot unë e bëja përpara 50 vitesh’
Si ishte futbolli në kohët e Causeshkut?
‘Nuk mund të fitoja kampionatin me Dinamon sepse te Steaua është djali tij, por pozicioni im ishte delikat sepse drejtoja edhe kombëtaren rumune. Edhe aty punoja sipas mënyrës sime; hidhja menjëherë në fushë 3-4 lojtarë nga klube të provincave. I kisha të gjithë kundër, kështu organizuam një miqësore; skuadra ime kundër një përfaqësueseje me lojtarët më të mirë të Bukureshtit të krijuar nga gazetarët, i mundëm 3-1. Aty kuptuan se idete e mia funksiononin. Për të përgatitur kualifikueset e Evropianit 1984, i çova djemtë në Amerikën e Jugut, luajtëm kundër Argjentinës, Kilit, Perusë, në El Salvador kishte revolucion dhe duhej të vraponim natën, por na shërbeu shumë. Fituam grupin kualifikues duke mundur edhe Italinë, kampione të botës. Në 1986 më shkarkuan, 3 vjet më vonë ra Causeshku dhe unë fitova kampionatin dhe Kupën e Rumanisë. E dini ku isha kur mësova lajmin?
Ku?
‘Në Cagliari, i ftuar nga Anconetani për Itali-Argjentinë. Në fund u dorëzova ndaj këmbënguljes së tij dhe pranova të shkoja te Pisa, më pëlqeu. Por ishte e vështirë të punoje me të, donte të ishte gjithnjë ai protagonist. Kam kujtime të shkëlqyera për të, ishte një njeri alegro, shumë katolik që nuk humbiste asnjë meshë në Piazza dei Miracoli, bujar; në çdo grumbullim më Montecatini u bënte nga një dhuratë futbollistëve. Por donte edhe të bënte parà, për çdo muaj shiste ndonjë lojtar dhe më pas më largoi edhe mua’.
Dhe këtu erdhi Brescia
‘Rastësisht. Corioni më kërkoi, por më donin edhe Standard i Liege dhe Porto. Kështu bashkë me bashkëshorten dhe djalin bëmë një lloj shorti me 3 copa letre. Por në momentin që do mësonim rezultatin, mungonte një prej copave të letrës. E gjeta pas dy ditësh i ngjitur në shollën e një këpuce; Brescia. Ishte shenjë e fatit’.
Corioni, një tjetër president mitik i yti
‘Një njeri me intuitë të jashtëzakonshme. Italia jetonte me kolonitë; holandezët e Milanit, gjermanët e Interit, uruguajanët e Cagliarit…kështu arrita ta bind ta bëj Brescian rumune. Morëm Hagin që nuk ishte i kënaqur te Reali; ai beson, bëri një zgjedhje inteligjente, dy vjet më pas zhvilloi një botëror të shkëlqyer dhe e mori Cruyff te Barcelona. Gjëja pozitive e Corionit ishte se me të mund të aktivizoja futbollistë të rinj, ishte i kënaqur sepse më pas i shiste. Aktivizova Pirlon kur ishte 16 vjeç në ndeshjen ndaj Ipsëich. Kur rezultati ishte 2-1, humbi një top dhe rezultati u barazua në 2-2, më pas m’u desh të grindesha me Luzardin që më akuzoi që hodha në fushë një fëmijë’.
Të vazhdojmë me Morattin
‘Një zotëri i vërtetë, tentoi të më bindë që të qëndroja, por në Interin e atëhershëm, kisha 10 futbollistë që ishin në vitin e fundit të kontratës dhe ai kishte bërë të ditur vërdallë se do të merrte Lippin, gjq që mua më krijoi probleme. Gjithsesi, Moratti ishte shpirti i klubit, e ndjeja dashurinë e tij për Interin, ishte shembulli i një periudhe të artë kur futbolli italian ishte i familjeve të mëdha. Tani nuk është më kështu; fonde, të huaj, po, luhet, veprohet edhe në merkato, por futbolli argëtues është kthyer në një event të rrallë’.
Por çfarë sulmi kishte ai Inter…
‘Baggio, Djorkaeff, Recoba, Ronaldo, Zamorano… Moratti ishte i dashuruar pas sulmuesve, nëse do të kishte marrë edhe ndonjë mbrojtës të fortë kushedi sa trofe do të kishte fituar ai Inter. Me Ronaldon kisha një raport të shkëlqyer; një miku im më solli portokalle nga Siçilia, i dhashë pak atij dhe ai i shkëmbeu me shishe birre Brahma’
Akhmetov, njeriu i ëndrrave te Shakhtar
‘I thashë që para se të bëjmë një skuadër të madhe duhet të luajmë një futboll të bukur. Nuk doja kampionë, por talente për t’i rritur dhe brazilianët i njihja mirë. Shihja Neymar dhe Casemiro, shumë të aftë, por më thanë se nuk mund t’i blinin. Ok, po të tjerët? Erdhi Douglas Costa, Teixeira, Fernandinho, krijuam një sistem me të cilin Shakhtar fitonte shumë dhe nëse shiste një lojtar e kishte zëvendësuesin e tij. Akhmetov nuk e bëri për vete, investoi gjithçka në skuadër. Fituam Kupën UEFA dhe çdo vit arrinim pak a shumë deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Nëse nuk do të kishte shpërthyer lufta në Donbass, ndoshta një ditë do të kishim fituar Ligën e Kampioneve. Akhmetov ishte një president i shkëlqyer sepse donte të mësonte, pas ndeshjeve shkonim për darkë ose në karaoke sepse i pëlqente të këndonte, flitej për futbollin për jetën…’.
Pak vite më vonë shkove të rivalët e Dinamos së Kievit
‘Më telefonuan, mendova se donin këshilla miqësore, por në fakt më kërkuan që të merrja drejtimin e skuadrës që e humbi kampionatin me 23 pikë diferencë. Pranova dhe me të njëjtët futbollistë fitova me 11 pikë diferencë. Një ditë më thanë se kishin 30 milionë euro të ardhura dhe se donin të dinin cilin futbollist të blinim. Iu përgjigja: asnjë, më mirë ndërtoni një palestër të re dhe merrni autobusë për ekipet e të rinjve. Këto janë blerje që qëndrojnë në kohë’.
Në 1970 në fund të ndeshjes shkëmbyet fanelën me Pele
‘E kam akoma. Të pistë me dhè, nuk e kam larë kurrë e kam vendosur në kornizë, është në një muze.
Top Channel