Milan, me Origin 14 milionë euro të çuara dëm/ Kostoja e futbollistit për çdo ndeshje, minutë dhe gola të shënuar…

24/12/2025 18:37

‘Milan bën të ditur se ka zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën me sulmuesin Divock Origi. Klubi i uron futbollistit më të mirën për të ardhmen’-me këtë komunikatë të shkurtër u mbyll më në fund aventura kuqezi e ish sulmuesit të Liverpool.

Divock Origi u transferua te Milani në verën e vitit 2022 me parametra zero. Por eksperienca e belgut me skuadrën kuqezi ishte totalisht negative, e dështuar e sidomos shumë e kushtueshme për kuqezinjtë. Sipas asaj që publikon ‘Calcio&Finanza’, në këto 3 vjet e gjysmë Milani ka shpenzuar për komisionet dhe pagën bruto të futbollistit plot 13.8 milionë euro.

Në mënyrë të detajuar, sulmuesi belg në 36 ndeshje të zhvilluara, i ka kushtuar Milanit 382,2 mijë euro për çdo ndeshje, 11 592 euro në minutë dhe plot 6.88 milionë euro për çdo gol me Origin që ka shënuar vetëm dy gola me fanelën kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB