Rusia dhe shpresa për paqe, shumica e qytetarëve presin fundin e luftës në 2026
Ishulli Hamilton, një nga destinacionet më të njohura turistike në Koralet e Mëdha të Australisë, është shitur për 1.2 miliardë dollarë tek kompania amerikane e kapitalit privat Blackstone.
Marrëveshja u njoftua të martën, por pritet të finalizohet pas miratimit nga autoritetet rregullatore.
Blackstone, me seli në Nju Jork dhe pronare e zinxhirit të kazinove dhe hoteleve Crown Resorts, deklaroi se është e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të ishullit dhe komunitetit lokal.
“Ne jemi të përkushtuar për të investuar në suksesin afatgjatë të Ishullit Hamilton, njerëzve të tij, bizneseve lokale dhe komunitetit”, citohet kompania të ketë thënë sipas The Guardian. Blackstone zotëron gjithashtu hotele dhe resorte luksoze në Japoni, Indi, Maldive, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara.
Familja Otley, e cila ka qenë pronare e resortit që prej vitit 2003 pasi miliarderi dhe prodhuesi i verës Robert Otley e bleu për 200 milionë dollarë, përshëndeti pronarët e rinj, duke theksuar se ishulli “merr një vend të veçantë në zemrat e shumë australianëve” dhe është bërë “ishulli tropikal i Australisë”.
Ishulli Hamilton ndodhet rreth 900 kilometra në veri të Brisbane dhe 500 kilometra në jug të Cairns, përgjatë bregdetit tropikal të Queensland. Resorti shtrihet në dy ishuj me një sipërfaqe totale prej 11.3 kilometrash katrorë, nga të cilat rreth 30% është e zhvilluar dhe përfshin pesë hotele, mbi 20 restorante e bare, 20 dyqane, një fushë golfi në ishullin fqinj Dent, një marinë dhe një aeroport.
Zhvillimi modern i ishullit nisi në vitet 1980. Para kësaj kohe, ai ishte një destinacion i thjeshtë pushimi me kasolle metalike për turistë vendas nga kontinenti dhe Australia jugore.
Marrëveshja e re besohet se do të hapë rrugë për investime të mëtejshme në turizmin luksoz në rajon.
Top Channel