Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshëm arrestimin e katër protestuesve që u prangosën fill pas tubimit të 22 dhjetorit, të mbajtur përpara Kryeministrisë dhe që kulmoi me hedhje molotovësh.
Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Albi Kryeziut, Erlis Sinës, Sinës Xhekson Dedës dhe Artan Hysenajt. Mes deputetëve që mbështetën katër të rinjtë, të hetuar për kundërshtim të policisë, Flamur Noka njoftoi për përshkallëzim të reagimit opozitar.
“Protestat e nisura me 22 dhjetor do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj narkoqeverie. Ata janë destabilizuesit e këtij vendi, qeveria teknike është zgjidhja dhe ne nuk do ndalojmë në këtë betejë. Gjykata rrëzoi narkoqeverinë dhe i nxori të lirë”, u shpreh Flamur Noka.
Për njërin nga protestuesit, si provë në favor të tij ishte fotografimi me Sali Berishën.
Megjithatë, policia ka referuar për hetime 11 persona për hetime të mëtejshme, ndërsa procedim kërkohet edhe për sekretarin organizativ të PD-së, i cili akuzohet se shkeli ligjin për tubimet, pasi nuk ka identifikuar personat përgjegjës.
Top Channel