Kushti i Paris Saint Germain për rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele
Sadettin Saran, president i klubit turk Fenerbahce dhe biznesmen i njohur, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një hetimi në zhvillim për drogë në Stamboll, njoftoi Prokuroria e Qytetit.
Sipas deklaratës zyrtare, Saran u ndalua nga ekipet e Gardës Provinciale të Stambollit pas shfaqjes së “provave shtesë”. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, lehtësimin e përdorimit të drogës dhe përdorimin e tyre. Autoritetet raportuan se një mostër flokësh e tij kishte rezultuar pozitive në ekzaminimet forenzike të mëparshme.
Më herët, Saran mohoi publikisht çdo përfshirje në përdorim droge, duke deklaruar në Instagram se nuk e kishte përdorur asnjëherë substancën dhe madje nuk e kishte parë kurrë nga afër. Ai u thirr për t’u marrë në pyetje të premten dhe në shtëpinë e tij u krye një kontroll.
Gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën e Stambollit, Saran qëndroi rreth dy orë, më pas u dërgua në Këshillin e Mjekësisë Forenzike për marrjen e mostrave të gjakut dhe flokëve për analiza të mëtejshme. Ai pritet të kthehet në gjykatë për hapa të mëtejshëm ligjorë.
Hetimi në Stamboll ka sjellë tashmë arrestime të tjera, përfshirë redaktorin e Mehmet Akif Ersoy dhe prezantuesen Ela Rumeysa Cebeci. Prokurorët po shqyrtojnë nëse Saran ka ndihmuar në përdorimin ose furnizimin me droga. Sadettin Saran është biznesmen turko-amerikan dhe pronar i Saran Holding, kompani që vepron në sektorët e medieve, mbrojtjes dhe aviacionit.
Top Channel