Füllkrug zgjodhi ‘të mallkuarin’ numër 9 në fanelë. Ja pse nuk mund të stërvitet ende me Milanin
Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban ka folur për mediat vendase në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë në play-off-in e Kupës së Botës 2026, në ditët e fundit të këtij viti 2025.
Urban ka vlerësuar paraqitjet e Shqipërisë, por shpreson se avantazhi i fushës vendase do të favorizojë polakët. “Ky është një ekip që arriti të na kalonte në grup”, tha ai për Shqipërinë, referuar përballjes së fundit mes dy ekipeve në kualifikueset e Euro 2024. “Avantazhi i fushës është në favorin tone këtë herë”, vijoi ai, duke shtuar se “shqiptarët mund të luajnë futboll. Ashtu si shumica e ekipeve që arritën në kampionat, ata kanë një shans në play-off. Është vetëm një ndeshje, kështu që çdo gjë është e mundur. Kjo është arsyeja pse jam i përqendruar kryesisht te Shqipëria. Ndërkohë që ne e kuptojmë se duhet të monitorojmë, të vëzhgojmë dhe të kemi sa më shumë njohuri edhe për Ukrainën dhe Suedinë. Nëse e gjejmë veten në finalen e play-off, duhet të jemi të përgatitur”.
Më tej në intervistën e tij Urban shton: “Nuk do të mbështetemi vetëm në shikimin, vëzhgimin, ndjekjen dhe monitorimin e lojtarëve tanë, por edhe të lojtarëve nga Shqipëria, Suedia dhe Ukraina”, zbuloi trajneri polak I cili më pas kur u pyet për një koment në lidhje me shortin e Botërorit ku ka mundësi të jetë, nëse arrin të fitojë Play-off-in shton: “Po mendoj vetëm për Shqipërinë. Do të ketë kohë për të menduar për këtë nëse bëjmë atë që duhet të bëjmë për të qenë atje. Të gjithë e dimë se çfarë duhet bërë: së pari, ta mundim Shqipërinë, gjë që nuk do të jetë një aspak e lehtë”, përfundoi ai.
Polonia do të presë Shqipërinë më 26 mars 2026 për play-off-in e Kupës së Botës 2026. Pesë ditë më vonë fituesi do të përballet me Suedinë ose Ukrainën në finale, për t siguruar më pas pjesëmarrjen në Botërorin e 2026-s që zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë si pjesë e Grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Top Channel