Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë: Hap derën! Dele jemi ne?!

23/12/2025 11:18

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Gjatë mbledhjes, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar që të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk janë lejuar nga efektivët.

Ata kërkojnë takim me kryetaren e bashkisë për problemin që kanë ngritur dje, konkurrenca e paligjshme, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Përveç konkurrencës nga furgonat e palicencuar, një kërkesë tjetër është moslargimi nga vendi ku ata qëndronin përherë.

Sipas tyre, stacioni do të jetë tashmë në afërsi të institucionit të paraburgimit, gjë që bën që udhëtarët të mos vijnë dot për shkak të largësisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB