Përjashtimi i 6 deputetëve të PD/ “Ndezën flakadanë e hodhën sende drejt kryeparlamentarit”, Manja: U kryen vendime të dhunshme

23/12/2025 10:58

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.

“Etika sipas rregullores së sekretariatit në mënyrë taksative i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Unë jam drejtuesi dhe njoftimet i bëj unë. Kjo ishte mbledhja e dytë e sekretariatit. Në mbledhjen e parë, meqë ishte një numër i lartë, dhe masat ishin kërkuar të përshkallëzuar, vendosëm që sot të shikonim edhe njëherë pamjet e seancës.

Sot u mblodhëm për të dhënë masat. Në përfundim sekretariati vendosi që vetëm 6 deputetë të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë sesioni parlamentar. Deputetët që kanë kryer veprime të dhunshme, duke shkulur mikrofonat, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende drejt Kryetarit te Kuvendit u mor masa e përjashtimit, ndërsa për të gjithë deputetët e tjerë vendosi që këtë radhë të ketë vetëm tërheqje vëmendje. Sekretariati është me 5 anëtarë 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Qëndron masa për deputetët e tjerë, rikujtoj që sekretariati i Etikës është akt që rregullon mbarëvajtjen e Kuvendit të Shqipërisë.

Sekretariati për Etikën e mbaroi mbledhjen për sot ndërsa unë si anëtar kam aktivitete të tjera parlamentare. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!”, u shpreh Ulsi Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB