Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka rënë pre e hackerave të rrjeteve sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari duke kërkuar ndjesë ndaj atyre që janë shqetësuar nga mesazhet e padëshiruara që kanë marrë orët e fundit nga profili i tij.

Me sa duket gjithçka e ka rikuperuar tashmë futbollisti shqiptarë që aktivizohet në Ligën e Parë turke. Nëpërmjet një njoftimi në Instagramin e tij ai shkruan:  “Gjatë 15 orëve të fundit, Instagrami im ka qenë i ‘hacker-uar’. Më falni për të gjitha mesazhet ‘spam’. Mos hapni asnjë link që vjen nga profili im, për sigurinë tuaj. Faleminderit! O.R”.

34-vjeçari aktualisht aktivizohet tek ekipi Ankara Keciorengucu me të cilin në këtë sezon numëron katër gola dhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB