LAJM I FUNDIT/ Përplasja e dhunshme dje në Vlorë dhe plagosja e efektivëve, arrestohen tre persona
Gjykata e Apelit ka ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për disa prej personave të vënë nën akuzë në lidhje me ndërtimet pa leje dhe legalizimin e tyre në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.
Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Top Channel