Teksa shumë shpejt do të hapet merkato e transferimeve e janarit, Interi hedh sytë nga e ardhmja. Drejtuesit e klubit zikaltër në fakt po programojnë blerjet për verën e ardhshme duke qenë se hapësirat për të manovruar në sesionin e janarit janë të pakta.

Objektivi është që të përforcohet kryesisht reparti i mesfushës dhe fokusi është te krahu i djathtë dhe në qendër të këtij reparti. Në këtë pikë, emrat që po lakohen më shumë në këtë moment janë ata të Marco Palestrës dhe Ederson, të dy futbollistë që janë në pronësi të Atalantës, skuadrës që gjatë kësaj vere iu rezistoi sulmeve të Interit për Lookman që në fund qëndroi në Bergamo.

Historikisht, filozofia e familjes Percassi parashikon shitjen e vetëm një lojtari me peshë në merkato dhe largimi i papritur i Reteguit në Arabinë Saudite e nxori jashtë loje edhe Interin që  më pas hodhi sytë nga Kone i Romës, një operacion që nuk u konkretizua.

Kështu, duke parë mundësinë për të investuar në verë, drejtuesit e Interit vendosën të studiojnë terrenin duke nisur nga ndeshja e radhës në kampionat ku përballë do të jenë pikërisht Atalanta dhe Interi në Geëiss Stadium. Marco Palestra po rezulton zbulimi i këtij sezoni në Serie A. Ai është një lojtar i fortë fizikisht dhe i aftë në të dyja fazata e lojës duke qenë kështu identikiti ideal për skemën 3-5-2 të Cristian Chivut. Kjo sidomos për faktin de Dumfries nuk jep më garancitë e së kaluarës, ndërsa Luis Henrique vazhdon të jetë mes të lojtarit misterioz dhe atij premtues për të ardhmen.

Pikërisht për këtë arsye, Interi mund të vendosë të bëjë një investim të rëndësishëm në krahë të mesfushës, por për këtë do të duhet të presë muajt e verës kur Palestra të kthehet të Atalanta pas huazimit te Cagliarit. I njëjti diskutim vlen edhe për Ederson që në qershor mund të jetë i sakrifikuari i madh i Atalantës për të financuar merkaton. Braziliani ka një kontratë që skadon në 2027, por ai mund të vendosë të mbyllë përpara kohe aventurën bergamaske për të nisur atë te Interi. Një mesfushor i fortë dhe i dobishëm si Ederson, nuk mund të jetë asgjë tjetër përvecse një burim për Chivu. Gjithsesi të gjitha diskutimet do të shtyhen për në qershor pasi të jetë mbyllur sezoni me shpresën që Botërori i vitit të ardhshëm të mos i ndryshojë planet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB