Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin

23/12/2025 07:00

Dosja e SPAK për AKSHI u diskutua këtë mbrëmje në Top Story.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Gerond Meçes me Ergys Agasin.

Sipas tij, në dy dosjet e para, nuk ka prova që lidhin Agasin me rastin e rrëmbimit të biznesmenit, që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetëror.

Ai tha se deri tani SPAK nuk ka prova, por janë deduksione në fazë hetimi.

“SPAK në seancën e verifikimit të kushteve ka sqaruar se hetimet kanë nisur që nga viti 2017, duke thënë se janë hetuar për drogë, por nuk janë gjetur prova. Është hapur çështja e cigareve dhe, nga hetimi, ka nisur dosja e tretë, pasi në dy dosjet e para nuk ka prova.

Në ato kontrata dalin edhe persona të tjerë, biznesmenë. Deri tani ne shikojmë prova indirekte, indicie dhe deduksione që bën SPAK për të ngritur dyshimin e arsyeshëm me hetimin. Lidhin një makinë me targa që i referohet atyre vëllezërve, persona të paidentifikuar që e marrin peng, lidhin një polic që thotë “mos u afro”, dhe e lidhin sepse del në kamerën e Agasit. Më pas thonë se, meqë janë këto, mendojmë se rrëmbimin e kanë bërë këta.

Sepse prova të drejtpërdrejta që e lidhin Agasin me rrëmbimin nuk ka”, tha ai.

“Për mua ajo është gjëja më e rëndë, akuza më e rëndë. Nëse do të ishin grup i strukturuar sot nuk do ishin më SPAK, por në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës”, shtoi ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB