Morata-Campello, a po përkeqësohet kriza? Postimi i fundit i Alisës ngjall polemika.
Lajme jo shumë të mira vijnë nga Spanja. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu që është në radhët e Rayo Vallecanos në La Liga ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Elches, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si titullar për këtë sezon në kampionatin spanjoll.
Gjatë ndeshjes, mbrojtësi kuqezi, vendosi dorën në pjesën e pasme të muskulit të djathtë dhe gjithçka tregon se ka një dëmtim në fibrat muskulare në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet shkalla e këtij dëmtimi e si rrjedhojë as periudha e riaftësimit.
Ivan balliu ishte titullar në ndeshjen me Elchen në vend të Ratiu të sanksionuar pasi kishte plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë të akumuluar. Po kështu kjo është hera e parë në këtë sezon që Balliu luante dy ndeshje radhazi si titullar; të enjten e kaluar ai ishte në formacion në ndeshjen me Dritën në Conference League dhe të dielën ndaj Elches.
Në total, Ivan Balliu është aktivizuar në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga të cilar në 11 ka qenë titullar; 8 në Conference League, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në La Liga.
Top Channel