Yamal zbulon shtëpinë në YouTube, male me rroba, trofe dhe kutia…do të jetojë tek shtëpia e Shakirës
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në National Football League gjatë ndeshjes mes Pittsburgh Steelers dhe Detroit Lions në SHBA.
Gjatë periodës së dytë të sfidës, imazhet televizive pikasën marrësin e Steelers DK Metcalf që u ndal të flasë me një tifoz kundërshtar dhe pas i e afroi pranë vetes duke e tërhequr prej fanele e goditi me grusht në fytyrë në sytë e të gjithë tifozëve të tjerë të pranishëm në stadium që nuk po iu besonin syve.
Tifozi kishte vendosur një parruke blu dhe sipas CBS, kishte në dorë një fanelë të verdhë me numrin 4 të Pittsburgh që kishte tërhequr vëmendjen e Metcalf përpara debatit. I intervistuar nga ‘Detroit Free Press’, tifozi kishte deklaruar: ‘E thirra Metcalf me emrin e tij të plotë; DeKaylin Zecharius Metcalf, që shkaktoi skenën që patë. Ai më kapi dhe grisi fanelën. Jam pak i tronditur për ate çfarë ndodhi’.
Top Channel