Torino mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 16 të Serie A teksa në Mapei Stadium mposhti Sassuolon me rezultatin 1-0.

Ishte një sfidë që u vendos nga një penallti e ekzekutuar saktë nga Vlasic për Torinon që shkon në kuotën e 20 pikëve duke iu afruar Sassuolos që mbetet me 21 pikë.

Ajo që vlen të theksohet është se në fushën e lojës në formacion ishin  3 futbollistë shqiptarë portieri i Kosovës, Muric për Sassuolon dhe lojtarët e kombëtares shqiptare Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli për Torinon.

Në përfundim të ndeshjes, portali i specializuar Sofascore ka vendosur notat për cdo futbollist që zbriti në fushën e lojës ku për Sassuolon ai që kishte notën më të lartë ishte pikërisht portieri Muric me 7.5. ndërsa te Torino, Ardian Ismajli ishte ndër lojtarët me notën më të lartë, 7, ndërkohë një notë pak më të ulët kishte Kristjan Asllani, 6.7.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB