SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije”
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrethana ende të paqarta.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë në kofshë, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e armës.
Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.
Policia bën me dije se si autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Fatri e Ndriçim Iseberi, të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për mbledhjen dhe dokumentimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit ligjor.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel