Kylian Mbappe në sfidën me Sevilla në La Liga arriti në kuotën e 59 golave të shënuar në një vit kalendarik duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos që rezistonte që nga viti 2013.

Francezi e festoi këtë gol pikërisht duke imituar gjestin e famshëm të portugezit të shoqëruar me ‘siuuu’ si një homazh për atë që është idhulli i tij.

Arritja e këtij rekordi është diçka e pabesueshme-tha Mbappe që postoi edhe foton e tij kur ishte fëmijë së bashku me Cristiano Ronaldon-Ronaldo është idhulli im, më i miri në historinë e Realit të Madridit, një pikë referimi për futbollin botëror…. Desha t’i bëj një homazh me festimin e tij. Gjithnjë ka qenë i sjellshëm me mua, duke më ndihmuar të përshtatem me Realin e Madridit. Kemi folur shumë. Ishte diçka shumë e bukur, unë kam mënyrën time të të festuarit, por desha të bëj festimin e tij, për t’ia dedikuar. Kam një raport shumë të bukur me Ronaldon’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB