Federata e Futbollit të Kosovës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët ‘Laureatët 2025’, një eveniment ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kreu i qeverisë së futbollit në Shqipëri në këtë ceremoni i dorëzoi çmimin e Futbollistit të Vitit, sulmuesit të Dritës Arb Manaj për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Presidenti Duka mbajti edhe një fjalim me këtë rast ku vlerësoi zhvillimin e madh të futbollit në Kosovë sidomos pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA

Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë,” – u shpreh Presidenti Duka.

Presidenti i FSHF shtoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke nënvizuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë dhe garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF dhe UEFA për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë,” – theksoi kreu i FSHF-së-Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë,

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB