Kylian Mbappé barazon Cristiano Ronaldon dhe feston me “siuu”: Është idhulli im, më ka ndihmuar
Portieri i Paris Saint-Germain, Matvey Safonov, u bë protagonist i fitores së skuadrës së tij në finalen e Fifa Intercontinental Cup ndaj Flamengo, por heroizmi i tij i kushtoi shtrenjtë.
Ndeshja mes fituesve të Champions League dhe kampionëve të Copa Libertadores përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, me gola nga Khvicha Kvaratskhelia dhe ish-lojtari i Chelsea dhe Arsenal, Jorginho. Për të vendosur fituesin, u desh një seri penalltie.
Rezervisti Safonov shkëlqeu, duke pritur katër penallti radhazi dhe duke i dhënë PSG-së fitoren 2-1 në seri. Pas ndeshjes, ai u ngrit në ajër nga shokët e skuadrës dhe u lavdërua për “duart e sigurta” që i siguruan skuadrës trofeun e gjashtë për vitin 2024.
Megjithatë, heroizmi i portierit rus 26-vjeçar nuk kaloi pa pasoja: ai pësoi një frakturë në dorën e majtë, e cila pritet ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre deri katër javë. Detajet e lëndimit nuk janë zbuluar, por ai ishte aktiv për herë të parë me PSG-në më 6 dhjetor pas një dëmtimi të shpinës së portierit titullar, Lucas Chevalier.
Fatmirësisht për kampionët e Ligue 1, Chevalier ishte në stol kundër Flamengo dhe mund të kthehet për sfidën e Parisit ndaj Vendée Fontenay Foot në Kupën e Francës të shtunën.
Safonov iu bashkua PSG-së nga Krasnodari në korrik 2024 dhe deri tani ka luajtur 21 ndeshje me skuadrën parisiene.
Top Channel