Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, Kosova heq kufizimet për kafshët dhe shpendët Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, një aktivitet i ri sportiv që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit alternativ në Shqipëri.
Gara e tipit Cross Country u zhvillua në terren malor dhe kodrinor, në një etapë dyditore, që lidhte Tiranën me Beratin dhe anasjelltas. Dhjetëra çiklistë nga kategori të ndryshme morën pjesë në këtë sfidë, duke përballuar kushte të vështira terreni, por edhe peizazhe të veçanta natyrore.
Finalja e Kupës u mbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kryeqytet, ku u vlerësuan fituesit dhe pjesëmarrësit më të spikatur.
Për garuesit me eksperiencë, ky aktivitet përfaqëson një moment historik, pasi për herë të parë garat me biçikleta elektrike përfshihen në kalendarin zyrtar të kampionateve në Shqipëri, duke hapur rrugën për një kategori të re sportive.
“Jam i gëzuar që fitova hera e parë që organizohej kupa e republikës. Terreni ishte shumë i bukur me kodra dhe male zona e Belshit fantastike”, u shpreh garuesi Erald Bejko
“Është hera e tretë që marrë pjesë shpresoj të marrin dhe shumë të tjerë pasi është një eksperiencë shumë e bukur”, tha një tjetër garues, Arlind Hodaj.
Organizatorët e konsiderojnë këtë Kupë si një hap të rëndësishëm me synimin që në vitet e ardhshme të ketë më shumë aktivitete dhe pjesëmarrje më të gjerë.
Top Channel