Kupa e Kombeve të Afrikës: Brahim Diaz shënon dhe i siguron Marokut suksesin që në ndeshjen e parë.
Ankthi mbërthen Atletico Madrid në lidhje me gjendjen e Nico Gonzales. Në ndeshjen me Gironën që Los Colchoneros e fituan me rezultatin 3-0, sulmuesi argjentinas u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e parë për shkak të një problemi muskular të pësuar në këmbën e djathtë teksa ishte duke vrapuar.
Nico Gonzales doli nga fusha e lojës duke çaluar dhe në orët në vazhdim futbollisti do të kryejë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij.
Por në ankth për gjendjen e Nico Gonzales është edhe Juventusi që po e monitoron situatën. Kjo për shkak të situatës kontraktuale, pasi Atletico Madrid në momentin që Nico Gonzales do të plotësojë numrin e 21 aktivizimeve për të paktën 45 minuta, do të jetë i detyruar të blejë kartonin e lojtarit për 45 milionë euro.
Trajneri Diego Pablo Simeone deri tani e ka aktivizuar rregullisht argjentinasin që ka arritur në 11 ndeshje; duhen edhe 10 sfida dhe dëmtimi i Nico Gonzales mund të komplikojë planet e të dyja skuadrave.
Top Channel