Liga Spanjolle po shkon në mesin e sezonit dhe tashmë dihet kush është skuadra kampione e dimrit, Barcelona. Edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e parë, as Reali dhe as Atletico Madrid që janë në vendin e dytë dhe të tretë nuk do të mund të arrijnë skuadrën e Hansi Flick duke qenë se diferenca e katalanasve me to është respektivisht 4 dhe 9 pikë.

Villarrealit në vendin e 4-t i duhen edhe 3 ndeshje, por edhe nëse fiton të tre këto sfida, Nëndetësja e Verdhë nuk e arrin Barcelonën në fundin e fazës së parë. Të jesh kampion i dimrit nuk është një titull, por është një lloj parashikimi për atë që mund të ndodhë në fund të sezonit teksa janë të shumta rastet kur një skuadër që është shpallur kampione e dimrit, në fund ka ngritur edhe trofeun e kampionatit spanjoll.

Herën e fundit që Barcelona u shpall kampione e dimrit ka qenë në sezonin 2022/23, sezon kur fitoi edhe titullin e La Liga në fund. Në total, klubi katalanas ka qenë kampion i dimrit 26 herë dhe në 16 raste në fund ka ngritur edhe trofeun e La Liga, e fundit përpara 4 sezonesh me Xavi Hernandez në pankinë.

Gjithsesi të jesh kampion i dimrit, jo gjithnjë do të thotë se do të jesh kampion i Spanjës në fundit. Se cfarë do të ndodhë në sezonin aktual në Ligën Spanjolle, do ta mësojmë pas rreth 6 muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB