Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Gabriel Jesus po kërkon një eksperiencë të re pas rënies së rolit të lojtarit të formacionit tek Arsenali, ndaj rrethi i tij ia ka ofruar shërbimet Milanit, i cili po e shqyrton këtë ide.
Gjatë këtij muaji ishte sugjeruar tashmë se braziliani ndodhej në radarët e kuqezinjve, mes disa skuadrave të tjera të Serie A që janë në kërkim të një sulmuesi.
Historia e tij me dëmtimet ka dekurajuar shumë prej tyre, por përfaqësuesit e lojtarit besojnë se futbolli italian mund të jetë hapi i radhës dhe po e shtyjnë veçanërisht drejt Milanit.
Ndërkohë, Niclas Fullkrug është tashmë në rrugë drejt ‘San Siros’ nga West Ham United, ndaj stafi i Max Allegrit duhet ta vlerësojë situatën dhe pritet ta diskutojë sërish pas pushimit të Krishtlindjeve. Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues pas humbjes për shkak të dëmtimit të Santiago Gimenez për disa muaj për shkak të një operacioni në kyçin e këmbës dhe Fullkrug i përshtatet këtij profili.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se kuqezinjtë nuk do të kërkojnë alternativa të tjera, veçanërisht duke pasur parasysh se ish-sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku, ka zhgënjyer deri tani këtë sezon. Ajo që tashmë është konfirmuar nga gazetari Gianluigi Longari është se agjentët e sulmuesit brazilian kanë ofruar shërbimet e tij te Kuqezinjtë.
Top Channel