Atmosfera e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka gjallëruar qytetin e Gjirokastrës.
Në skenën artistike në zonën muzeale çdo mbrëmje performojnë artistë dhe grupe të njohura muzikorë si dhe nxënësit e shkollave të qytetit.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të mbajtur sa më gjallë atmosferën e festave këtë fundviti”, u shpreh Semine Sulozeqi, mësuese muzike.
Në “Fshatin e festave” banorët dhe turistët shfaqin interes për produktet karakteristike, kulinarinë tradicionale dhe prodhimet bio të zonës.
“Gjatë fundjavës ka më shumë lëvizje dhe turistët janë gjithmonë të interesuar për produktet bio të zonës së Gjirokastrës”, shprehet një artizane.
“Në atmosferën e festave Gjirokastra bëhet më magjike”, thotë një qytetare
Përgjatë kësaj periudhe festash Gjirokastra synon të jetë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
Top Channel