Pas të shtënave në universitetin Brown, Trump pezullon lotarinë amerikane
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësve të Bashkimit Evropian për vendimin e fundit të miratimit të një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky hap është një ndihmë e madhe për Ukrainën, duke shtuar se “se bashku, po mbrojmë të ardhmen e kontinentit tonë.”
Kredia e miratuar nga BE-ja nuk financohet nga asete të ngrira ruse, një propozim që ka shkaktuar debate dhe shqetësime ligjore, veçanërisht nga Belgjika, ku gjenden shumica e aseteve të ngrira. Në vend të kësaj, fondet e nevojshme për këtë kredi do të mbulohen nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Evropian.
Në një deklaratë të mëparshme, Zelensky ka theksuar rëndësinë që aseteve ruse të mbeten të palëvizshme, duke theksuar se përdorimi i këtyre aseteve për të financuar mbrojtjen e Ukrainës do të ofronte një sigurim afatgjatë dhe parashikueshmëri për të ardhmen e vendit të tij.
Top Channel