SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve, zv.kryeministrja nuk merr pjesë
19/12/2025 10:50
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk merr pjesë.
Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Top Channel