Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.

Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram.

Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi më gola dhe ekipet u drejtuan në ruletën e 11-mnetërshave, nga të cilat Bologna gaboi dy, ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën.

Kështu, finalja e Superkupës do të jetë Napoli-Bologna, ndërsa Interi i bashkohet Milanit si dy ekipet e eliminuara nga ky kompeticion.

REZULTATI FINAL:

Bologna 1-1 Inter (P. 3-2)

Orsolini (P) 35′ / Thuram 2′

NGJARJET KRYESORE:

Penalltitë:

5-Immobile shënon.

5-De Vrij shënon.

4-Rowe shënon.

4-Bony gabon.

3-Miranda gabon.

3-Barella gabon.

2-Moro gabon.

2-Bastoni gabon.

1-Ferguson shënon.

1-Lautaro shënon.

35′ GOL BOLOGNA 1-1/ Orsolini barazon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)

2′ GOL INTER 0-1/ Pas një krosimi në zonë, Thuram i vetëm godet saktë me të djathtën dhe shtyn topin drejt rrjetës. (Video)

FORMACIONET ZYRTARE:

Bologna (4-2-3-1) : Ravaglia; Holm, Heggem, Lucumí, Miranda; Moro, Pobega; Orsolini, Odgaard, Bernardeschi; Kastro. Trajneri: Italiano

Inter (3-5-2): Martinez J.; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Bonny, Thuram. Trajneri: Chivu.

Arbitri : Chiffi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB