Napoli-Milan, plas mes pankinave, Allegri shpërthen me ofendime ndaj Orialit, ikën pa e takuar Conten
Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kanë siguruar kalimin për më tej në Conference League.
Pavarësisht humbjes 3 me 0 nga Vallecano, Drita siguroi kalimin në 1/16 e këtij kompeticioni. Ndërkohë, Shkëndija u mposht nga AEK Larnaca 1-0, por edhe pas kësaj humbje, mbeti pjesë e ekipeve që sigurojnë kalimin tutje në 1/16.
Si do të zhvillohet shorti i fazës eliminatore (play-off) i Ligës së Konferencës?
Fazat eliminatore përcaktohen me anë të një shorti të zhvilluar në përputhje me parimet e mëposhtme:
Në fazën tjetër, Drita mund të luaj kundër Celje ose AZ Alkmaar, kurse Shkëndija kundër Samsunspor ose Lech Poznan. Gjithçka pra do të mësohet nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

Por zyrtarisht ata do të mësojnë kundërshtarët e tyre më 16 janar kur do të hidhet shorti i UEFA Conference League. Ndeshjet do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt.
Shortet e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës
Playoff-et: 16 janar 2026
Raundi i 16-tave, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja: 27 shkurt 2026
Datat e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës
Playoff-et: 19 dhe 26 shkurt 2026
Raundi i 16-të: 12 dhe 19 mars 2026
Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Top Channel