SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në zonë ne Selitës së Vogël, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur tritolin automjetit të shtetasit Dritan Jano.
Dritan Jano është nip i Thoma Janos, ish-prokuror dhe ish-përgjegjës për sektorin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu, ai është bashkëshorti i Dorina Jahos, administratore e Agjencive të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.
Vetë Dritan Jano, në deklarimet paraprake për grupin hetimor, ka mohuar të ketë konflikte personale.
Policia bëri me dije më herët se në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së Janos. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi Policia më herët.
Top Channel