Video/ Milani dështon të mbrojë trofeun, kuqezinjtë munden nga Napoli në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

18/12/2025 21:57

Milani është mposhtur nga Napoli në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë me rezultatin 2-0.

Takimi i luajtur në Riad foli për ekipin e Contes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 39’ me anë të David Neres.

Kuqezinjtë tentuan me të gjitha forcat për të rikthyer baraspeshën, por në të 63’, ishte Hojlund ai që dyfishoi shifrat, duke sjellë qetësi te kampionët e Italisë.

Kështu Napoli bëhet skuadra e parë që shkon në finalen e Superkupës së Italisë, me Milanin që nuk arriti dot ta mbronte trofeun e fituar një vit më parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet të premten më 19 dhjetor mes Bolongnës dhe Interit.

REZULTATI:

NAPOLI 2-0 MILAN

Neres 39’, Hojlund 63’

Goli i Neres (Video)

Goli i Hojlund (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB