Shqipëria vazhdon të krenohet në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës
Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit. Niko Peleshi lexoi me qetësi rendin e ditës, teksa situata tensionohej herë pas here.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, u shpreh se revolta e deputetëve ishte me vend dhe se pezullimi ishte një skenar i përgatitur që të mos merrnin pjesë në çështjen e Ballukut.
“Po i bëhet çdo lloj avokature, kjo është revoltë e deputetëve. Nuk është momenti për të ndenjur me duar në xhepa. Ne duhet të kemi një demokraci në kushtet normale. E gjitha ka qenë një skenar i përgatitur që të pezullohen deputetët, që nesër kur është çështja e Ballukut mos të marrin pjesë deputetët. Kam parë edhe deputetë që nuk janë përfshirë në këtë moment dhe janë pezulluar. Të hënën duhet të jenë në shesh. Të marrin në dorë demokracinë”, tha Hoxha.
Top Channel