“Rama nuk e shkarkon dot Ballukun”/ Gazetari në “Top Story”: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk do të votohet nesër

18/12/2025 21:24

Gazetari Arion Sulo deklaroi në “Top Story” se Këshilli i Imunitetit nuk do të votojë nesër për kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Ai tha se pavarësisht rikthimit në detyrë, Balluku nuk ka shkarkuar asnjë drejtor që është në “arrest shtëpiak”.

“Balluku nuk pranon të japë dorëheqjen. Rama nuk e shkarkon dot. E kundërta nuk e di kur do të na çojnë. Ata nuk e votojnë imunitetin. Rama i ka dhënë shenjat që thotë kemi votat, tregon forcën e shifrave. Parapërgatit terrenin.

Për mendimin tim nuk e lëshon sepse ne sot kemi tre drejtorë, vartës të Ballukut, që janë në arrest shtëpie, nuk shkojnë dot në punë. Rama thoshte se është pezulluar puna, ndërkohë që ministrja është rikthyer në punë, por nuk ka shkarkuar asnjë nga drejtorët. Drejtori i ARRSH është akoma në detyrë, nuk po e shkarkon. Po i mbron”, tha Arion Sulo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB