Shqipëria vazhdon të krenohet në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës
Analisti Arjan Curri ka komentuar përplasjen e ashpër të opozitës në sallën e Kuvendit.
Ai shprehet në “Top Story” se kryeministri Rama ka arritur të nxehë SPAK-un dhe opozitën. Curri gjithashtu shtoi se sipas tij Berisha dhe Rama janë në një marrëveshje të fshehtë për të ndryshuar Kushtetutën.
“Sot këta të opozitës janë zënë siç janë zënë dikur për Helenën e Trojës. Rama është një mjeshtër, duke mos e lënë Ballukun të japë dorëheqjen, po nxeh SPAK-un dhe opozitën. I thotë opozitës: ‘Çfarë do bëjmë me këtë drejtësinë kombëtare?’. Mundet që të gjendet një teknikalitet që të krijohet një qeveri teknike.
Berisha me Ramën janë në një marrëveshje të fshehtë për të ndryshuar Kushtetutën…”, tha ndër të tjera analisti.
Top Channel