Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të klasifikojë kanabisin në një drogë të listës se III, e cila do lejonte kryerjen e kërkimeve të zgjeruara mbi përfitimet e mundshme shëndetësore.
Sipas raportimit të mediave amerikane, urdhri pritet ta riklasifikojë kanabisin nga një narkotik i Listës I, në një drogë të Listës III duke e vendosur atë në të njëjtën kategori si Tylenol me kodeinë.
Edhe nëse rikategorizohet, kanabisi do të mbetet i paligjshëm në nivel federal por klasifikimi i tij si narkotik i Listës III do të lejonte kryerjen e kërkimeve të zgjeruara mbi përfitimet e tij të mundshme.
Disa ligjvënës republikanë kanë paralajmëruar kundër këtij veprimi, me disa që argumentojnë se kjo mund të normalizojë përdorimin e kanabisit.
Agjencia Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës vëren se narkotikët e Listës III, të cilët përfshijnë gjithashtu ketaminën dhe steroidet anabolike kanë vetëm një “potencial të moderuar deri të ulët për varësi fizike dhe psikologjike”.
Media të ndryshme amerikane kanë raportuar se njoftimi mund të përfshijë edhe një program pilot që do të shihte disa amerikanë të moshuar të rimbursoheshin për kanabidiolin, për sëmundje që përfshijnë trajtimet e kancerit.
Në vitet e fundit, shumica e shteteve të SHBA-së kanë miratuar kanabisin për përdorim mjekësor dhe pothuajse gjysma e kanë legalizuar përdorimin rekreativ. Por që nga viti 1971, kanabisi ka qenë një narkotik i Listës I, që do të thotë se nuk ka përdorim të pranuar mjekësor dhe ka një potencial të lartë për t’u abuzuar.
Trump tha se po e “shqyrtonte” riklasifikimin për shkak të “sasive të jashtëzakonshme kërkimore që nuk mund të bëhen nëse nuk riklasifikohet”.
“Ne duhet të zbatojmë rregullore inteligjente, duke u siguruar të rriturve akses në produkte të sigurta dhe të testuara“, tha Trump.
Propozimi për riklasifikim është përballur me rezistencë nga ligjvënësit republikanë.
Top Channel