Shqipëria vazhdon të krenohet në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës
Këtë të enjte, deputetët e PD-së shkaktuan tensione në Kuvend, duke bllokuar karriget e ministrave dhe duke ndezur flakadanë brenda në sallë.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u shpreh se opozita nuk ka vizion dhe sjellje të tilla, sipas tij, janë parë dhe herë të tjera nga deputetët demokratë.
“Jam këtu më shumë në pozicionin e juristit se të politikanit, por kjo ka çështje më të madhe juridike se politike. Ka një mbulesë shumë të mëdha sa i përket informacionit. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket ngrirjes së vendimeve të Gjykatës së shkallës së parë. Për këtë, Gjykata e apelit sa është informuar nga media, ka vazhduar me pezullimin e pezullimit të pezullimit. Prokurori është në të drejtën e tij që të vijonte me një kërkesë.
Sigurisht që opozita është në të drejtën e saj që të shfrytëzojë çdo element që i vjen në krah, sidomos nga SPAK-u. Nuk jam, dakord me mënyrën që opozita duhet të shfrytëzojë ato hapësira që i krijohen në opinionin publik. Nuk është kjo opozita e një vendi që pretendon të shkojë në BE. Por nuk është hera e parë, opozita këtë sjellje ka. Opozita nuk ka një vizion. Duhet të tregojë si të vijë në pushtet. Ky është një avaz i vjetër i opozitës që ne e kemi parë dhe në këtë pikëpamje nuk ka diçka të re”, u shpreh ndër të tjera Ndreca.
Top Channel