“Fajin e ka Biden”, fjalimi i presidentit Trump për rritjen e kostove të jetesës: Gjërat do të ndryshojnë

18/12/2025 14:53

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin Joe Biden për shtrenjtimin e kostos së jetesës, por teksa e përshkroi veten si një shpëtimtar të situatës, premtoi se gjërat shumë shpejt do të ndryshojnë.

11 muaj më parë, trashëgova një katastrofë të cilën po përpiqem ta rregulloj. Ky inflacion i lartë ndodhi gjatë administratës demokrate, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish. Kufijtë tanë janë të sigurt, inflacioni është ndaluar. Pagat janë rritur, ndërsa çmimet po bien. Kombi ynë është i fortë. Jemi të përgatitur për një bum ekonomik të cilin bota nuk e ka parë kurrë më parë”, shprehet Donald Trump.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi nuk preferonte të mbante fjalime në fundvit. Këtë herë megjithatë u justifikua shpejt për gazetarët duke thënë se : “Susie më tha se duhej t’i drejtohesha kombit” , një referencë kjo për Susie Wiles, shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Fjalimi i tij erdhi në kohën kur vonesat në publikimin e të dhënave ekonomike nga mbyllja e qeverisë tani kanë mundësuar daljen e raportimeve federale.

Raporti i punësimit i publikuar të martën tregoi papunësinë në 4.6%, niveli më i lartë që nga viti 2021, kur Biden mori detyrën dhe ekonomia po dilte nga pandemia e COVID.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB