“Doktorit i erdhi zogu në dorë”/ Përplasjet në ‘Top Story”, Hoxha-Lesit: Berisha është zgjidhje, mekanizmi i PD është gjë tjetër

18/12/2025 21:49

Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Të ftuar sot në ‘Top Story”, Nikoll Lesi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha kanë debatuar mbi lëvizjet e fundit të Partisë Demokratike.

Për Lesin, PD nuk mund të fitoje me Berishën në krye, ndërsa Hoxha u shpreh se për atë, Sali Berisha është vetë zgjidhja.

Pjesë nga debati:

Lesi: Sipas meje të dy bashkë Rama dhe Berisha janë në marrëveshje të fshehtë për të mbajtur pushtetet. Doktorit i erdhi zogu në dorë të çështja e zv.kryeministres se i fluturon elektorati. Ti je djalë i mirë në PD po nuk janë të gjithë si ti. Do ndryshojnë Kushtetutën, edhe disa gjëra të tjera bashkërisht. Janë në një marrëveshje ekselente. Me doktor Berishën kryetar i PD, Rama fiton.

Hoxha: Çfarë provash ke ti? Për çfarë e bënë Bërisha këtë?

Lesi: Me Berishën nuk fitoni dot por pa Berishën PD shpërbëhët. Berisha edhe zgjidhje edhe problem.

Hoxha: Berisha është zgjidhje. Ka mekanizma plot. Rama duhet të shkojë në drejtësi. Mekanizmi politik si do funksionon PD është tjetër gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB